Liverpooli synon të nis negociatat për rinovim me dy yjet e skuadrës

Futboll

Liverpooli synon të nis negociatat për rinovim me dy yjet e skuadrës

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 17:13
Liverpooli

Liverpooli është duke planifikuar të hap negociatat me dyshen Virgil van Dijk dhe Fabinho gjatë muajit mars.

Të dy lojtarët arritën në “Anfield” në vitin 2018 dhe janë titullarë të pazëvendësueshëm të skuadra e Jurgen Kloppit.

Braziliani dhe holandezi kanë edhe dy vite të mbetura në kontratë, por sipas gazetarit dhe ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, “Reds” synon të rinovojë me dyshen.

Prioritet është rinovimi me Van Dijk, por s’mund të bëhet njëherë pa u shëruar nga lëndimi, që mund të shkaktojë që lojtari të humbë tërë sezonin, meqenëse ka këputur ligamentet.

Sidoqoftë, Liveropoli gjithashtu është duke provuar transferimin e Dayot Upamecanos, sepse edhe qendërmbrojtësi Joe Gomez pësoi lëndim dhe nuk do rikthehet për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat