Kosova në Slloveni

Futboll

Kosova në Slloveni

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Kosova në Slloveni

Kombëtarja e Kosovës është nisur në mëngjesin e sotëm drejt kryeqytetit slloven, Ljublana.

Pas miqësores me Shqipërinë (2:1), “Dardanët” sot janë nisur drejt Sllovenisë.

Futbollistët e Kosovës janë nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë.

Me ekspeditën nuk ka udhëtuar Bersant Celina, i cili shkaku i lëndimit ka udhëtuar drejt Kosovës për t’u rikuperuar për ndeshjen me Moldavinë.

Kundër Sllovenisë, Kosova do të luajë nesër (e diel) me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të gjithë futbollistët e Kosovës rezultuan negativ në testet COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat