Oferta e fundit për Paulo Dybalan

Futboll

Oferta e fundit për Paulo Dybalan

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 12:05
Oferta e fundit për Paulo Dybalan

Juventusi dhe Paulo Dybala mund të ndajnë rrugët së shpejti. Marrëveshja për rinovimin e kontratës mungon dhe arsyet janë disa. Kërkesat financiare të argjentinasit janë të larta, sidomos në këtë periudhë krize financiare.

Nga ana tjetër Dybala edhe sportivisht nuk gëzon një formë të mirë dhe te Juventusi janë në dilemë edhe prej kësaj. Nevoja për para dihet dhe shitja e tij do të fuste në arkat e klubit të ardhura të rëndësishme.

StadioSport raporton se Dybala mund të bashkohet me trajnerin argjentinas, Diego Simeone, tek Atletico Madrid. Spanjollët e kanë gati formulën e transferimit, teksa do të ofrojnë para dhe kartonin e Alvaro Morata.

Media italiane shkruan se Atletico Madrid do të ofrojë 35 milion euro, ndërkohë që Juventusi nuk do të paguajë 35 milion eurot e tjera për transferimin përfundimtar të sulmuesit spanjoll. Një operacion që kap shifrën e 70 milion eurove, që duhet parë nëse i kënaq bardhezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat