Hamren largohet nga Islanda

Futboll

Hamren largohet nga Islanda

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:59
Hamren largohet nga Islanda

Islanda dështoi të kualifikohet për në Euro 2020, pasi u mposht nga Hungaria në finalen e Play Off-it të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri i përfaqësueses, Erik Hamren ka vendosur të largohet nga pankina.

Lajmin e ka dhënë vetë Federata Islandeze e Futbollit, që ka njoftuar se ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Danimarkës dhe Anglisë, nesër dhe ditën e mërkurë, do të jenë të fundit të trajnerit në pankinë.

Erik Hamren u ul në stolin e Islandës më 8 gusht të 2018-ës, menjëherë pasi skuadra ishullore mori pjesë ne botërorin Rusi 2018, por dështimi për ta çuar në Europian, bëri që të largohet me marrëveshje.

Më herët Erik Hamren ka drejtuar edhe kombëtaren e Suedisë, me të cilën ka shkuar dy herë në Kampionatin Europian, por dështoi ta kualifikojë në Kupën e Botës Brazil 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat