A po e merr Afrim Tovërlani drejtimin e Kombëtares së Kosovës?

Futboll

A po e merr Afrim Tovërlani drejtimin e Kombëtares së Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:12
A po e merr Afrim Tovërlani drejtimin e Kombëtares së Kosovës?

Ende nuk dihet se cili nga trajnerët do të emërohet selektor i ri i Kombëtares së Kosovës U-21, pasi që raportohet se Rafet Prekazi nuk iu rinovua kontrata nga Federata e Futbollit të Kosovës.  

Sipas burimeve brenda FFK-së,  trajneri me i trofejshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani - Toki, është i pari në listë dhe i preferuari për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës U-21.

E para, Tovërlani është trajneri që ka bërë bujë në 20 vitet e fundit në futbollin e Kosovës, ka më së shumti tituj kampioni, gjithsej 4 (tre tituj me Prishtinën dhe një me Feronikelin) , pa i numëruar edhe trofetë tjerë.

E dyta, Tovërlani – ish futbollist i gjeneratës së artë të klubit Prishtina në vitet e 80-ta, me kapiten Fadil Vokrri, kur garonte në ligën e parë të ish-Jugosllavisë.

E treta, Tovërlani ka qenë futbollisti më i mirë në vitet e 90-ta, në kohën e sakrificës dhe së bashku me mijëra sportistë rrezikuan edhe jetën për të mbajtur gjallë futbollin dhe i rezistuan okupatorit serb.

Pas luftës me sukses, si gjithmonë në fanellën e Prishtinës, ka qenë prej lojtarëve më të mirë, pastaj në zejen e trajnerit, i pa konkurrencë. 

Ai raportohet se është favoriti më i madh për të marr timonin e Kosovës U-21, që do të ishte zgjidhja më e mirë apo më ideale për Kosovën U-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat