Formacionet zyrtare, Portugali – Francë: Shumë yje në fushë

Futboll

Formacionet zyrtare, Portugali – Francë: Shumë yje në fushë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:40
Cristiano Ronaldo dhe N'Golo Kante

Një nga ndeshjet më interesante të Ligës së Kombeve do të zhvillohet sonte, ku Portugalia pret Francën.

Të dy kombëtaret pas katër ndeshjeve kanë arritur të marrin nga 10 pikë dhe ndeshja e sotme mund të vlejë me vendin e parë në grup.

Te Portugalia nga minuta e parë luan Cristiano Ronaldo,  cili do të përkrahet nga Joao Felix dhe Bernardo Silva.

Në anën tjetër edhe Franca vjen me emrat të njohur si Kante e Pogba në mesfushë, ndërsa sulmi i është besuar treshes, Griezmann, Coman e Martial.

Ndeshja fillon në ora 20:45.

Portugalia: Rui Patrício; Cancelo, Fonte, Rúben Dias, Guerreiro; Ëilliam Carvalho, Danilo, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Joao Félix, Cristiano

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Lucas Hernández; Rabiot, Kanté, Pogba, Coman; Martial, Griezmann

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat