Bayerni nuk i rinovon kontratën

Futboll

Bayerni nuk i rinovon kontratën

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:45
Bayerni nuk i rinovon kontratën

Aventura e mbrojtësit Jerome Boateng te Bayerni i Mynihut do të mbyllet në fund të këtij sezoni pas plot 10 vitesh që mban veshur fanellën e bavarezëve, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e Bayernit të Mynihut ditën e sotme, ndërsa edhe vetë mbrojtësi 32-vjeçar është shprehur i befasuar nga vendimi, pasi deri tani kishte qenë në pritje të një kontrate të re.

“Askush nuk më është afruar dhe nuk më ka folur. Nuk e dija që nuk do më rinovonin më bashkëpunimin, ndaj mbeta e befasuar”, tha mbrojtësi Boateng në një reagim për median gjermane “Suddeutsche Zeitung”.

I lindur në Gana, Boateng vendosi të veshë fanellën e përfaqësueses së Gjermanisë dhe në verën e 2011-ës iu bashkua Bayernit të Mynihut, ndërsa gjatë këtyre viteve ka fituar trofe të shumtë si me klubin ashtu edhe me “Die Mannschaft”.

Tashmë Boateng mund të nisë të mendojë si lojtar i lirë, pasi që prej 1 janarit mund të nënshkruajë kontratë për sezonin e ardhshëm me cilin klub të dojë, ndërsa interes për të kanë shfaqur disa skuadra në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat