Kreu i FFM-së, Muamed Sejdini ka marrë urime nga Çeferin, Duka, Ademi…

Futboll

Kreu i FFM-së, Muamed Sejdini ka marrë urime nga Çeferin, Duka, Ademi…

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:21
Kreu i FFM-së, Muamed Sejdini ka marrë urime nga Çeferin, Duka, Ademi…

Pas suksesit historik-kualifikimin ne kampionatin europian të futbollit në vitib 2021, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, ka marrë urime dhe mesazhe të panumërta nga kreu i UEFA-së, Aleksandar Çeferin, por edhe nga president të federatave të ndryshme të futbollit.

“Më kanë uruar dhe më kanë marrë në telefon pothuajse të gjithë presidentët e federatave të futbollit, si nga Armando Duka i FFSH-së, Agim Ademi i FFK-së, ai i FFS-së, Slavisha Kokeza, pastaj Çeferin, kreu i UEFA-së. Urime kam marrë edhe nga figura të tjera të njohura në vend dhe jashtë tij.

Jam shumë i lumtur për këtë arritje historike, por janë lojtarët dhe stafi teknik më meritorët për këtë rezultat. I falënderoj të gjithë pa fund, të gjithë ata që kanë dhënë kontributin edhe më të vogël për këtë sukses”, deklaroi për News-TV, Muamed Sejdini, kryetar i FFM-së.

Maqedonia e Veriut për herë të parë kualifikohet në një europian, pas fitores së madhe (1-0) në Tbilisi kundër Gjeorgjisë, me golin e kapitenit Goran Pandev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat