Franca fiton në Lisbonë ndaj Portugalisë, Kroacia mposhtet në Solna 

Futboll

Franca fiton në Lisbonë ndaj Portugalisë, Kroacia mposhtet në Solna 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:46
Franca

Kombëtarja e Suedisë triumfon me rezultat 2:1 kundër Kroacisë, në takimin e grupit 3 të Divizionit A. Ndeshje e luftuar mes dy kombëtareve por suedezët arritën që të shënojnë fitore, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Në minutën e 36-të, Dejan Kulusevski nga afërsia, me qetësi godet përtokë dhe kalon në epërsi Suedinë ndaj Kroacisë

Në fund të pjesës së parë, 45+2, Marcus Danielson me kokë shënon për 2:0. Në minutën e 82-të, kroatët ngushtojnë humbje me autogolin e Marcus Danielson. Franca ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë me rezultat 1:0 ndaj Portugalisë, Trim i fitores është N'Golo Kante në minutën e 54-të, që realizon nga afërsia rreth 2 metra.

Cristiano Ronaldo me shokë janë të shokuar, për faktin se humbën kreun në grupin 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin A.  Franca kryeson me 13 pikë, ka tre më shumë se Portugalia.

Grupi 3, Divizionin A
Suedia-Kroacia    2:1
Portugalia-Franca 0:1 (0:0)
Tabela
1. Franca    5    4    1    0    8:3    13
2. Portugalia    5    3    1    1    9:2    10
3. Suedia    5    1    0    4    3:9    3
4. Kroacia 5    1    0    4    7:13    3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat