Rooney do ta udhëheq skuadrën deri në një vendim të dytë

Futboll

Rooney do ta udhëheq skuadrën deri në një vendim të dytë

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 12:48
Rooney do ta udhëheq skuadrën deri në një vendim të dytë

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney nga sot do të jetë trajner i përkohshëm i klubit anglez, Derby County.

Pas, shkarkimit të ish-teknikut, Phillip Cocu, klubi i Derbyt mbeti pa trajner dhe në mungesë vendosi që futbollisti i tyre aktual, Rooney ta udhëheq skuadrën deri në një vendim të dytë.

Kjo u njoftua edhe nga vet klubi në faqet e saja zyrtare, derisa legjenda angleze mbetet favoriti kryesor për t’u bërë menaxheri i përhershëm i skuadrës që garon në Championship.

Ky është roli i pari si trajner për futbollistin 35-vjeçar.

Rooney erdhi te Derby para gati dy viteve, pas largimit nga skuadra amerikane Dallas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat