Sherif Topalli, lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Sherif Topalli, lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 15:01
Sherif Topalli, lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Askund në botë nuk është zhvilluar sporti sikurse në Kosovë në vitet e 90-ta (1991-1999) dhe është një rast i veçantë, i dhimbshëm, për faktin se sportistët shqiptarë lozën në livadhe dhe fusha të improvizuara, ku vazhdimisht ishin të kërcënuar, e sa e sa herë të rrahur dhe të arrestuar nga okupatori serb. 

Stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan nga regjimi serb, sportistët shqiptarë u dëbuan në rrugë dhe të përndjekur kudo nga milicia serbe!   

Sherif Topalli i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai ka qenë ndër futbollistët më të talentuar të asaj periudhe sa të vështirë aq edhe të lavdishme, ku luajtën nëpër ara dhe fusha të improvizuara për të mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës. 

Topalli si mijëra sportistë të tjerë, tregoi vendosmëri dhe guxim, duke i rezistuar pushtuesit serb. 
Ai sot ndihet krenar që dha sado kudo kontribut për futbollin dhe shtetin e Kosovës në vitet më të rënda në historinë e popullit shqiptarë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat