Barça e kishte Mbappen në dorë për 100 mln euro, por e zgjodhi Dembelen për 105 mln euro

Futboll

Barça e kishte Mbappen në dorë për 100 mln euro, por e zgjodhi Dembelen për 105 mln euro

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Kylian Mbappe

Në kërkim dëshpërues të një zëvendësuesi për Neymarin, Barcelona ka mundur ta blinte Kylian Mbappen për 100 milionë euro, por e zgjodhi Ousmane Dembelen për pesë milionë euro më shtrenjtë, ka zbuluar ish-drejtori i katalonasve, Javier Bordas.

Neymari iu bashkua Paris Saint-Germainit për një shumë rekorde sot e asaj dite, 222 milionë euro, në verën e vitit 2017, duke e lënë një boshllëk të madh në sulmin e gjigantit katalonas.

Bordas ka zbuluar se Barcelona e kishte shqyretuar mundësinë e transferimit të Mabppes por në fund kishte vendosur ta blinte Dembelen për shkak se sekretari teknik në atë kohë, Robert Fernandez, kishte dashur ta sillte në klub një sulmues anësor.

Është një vendim për të cilin Barça u pendua, sepse, edhe pse Dembele ka shfaqur shenja shkëlqimi e cilësie si në Dortmund, ai e ka kaluar shumicën e kohës në Camp Nou duke vuajtur nga lëndimet dhe i ka bërë vetëm 88 paraqitje, 22 gola dhe 17 asiste gjatë tri viteve.

Mbappe, ndërkohë, është rritur në një yll të paparë në PSG, duke e fituar Kupën e Botës me Francën vetëm një vit pasi iu bashkua klubit nga kryeqyteti.

“Kur po shikonim ta blinim Dembelen, menaxheri Josep Maria Manguella më thirri për të na treguar se Mbappe ishte i kapshëm. Fola me Josep Maria Bartomeun dhe ia më tha ta shikoja mundësinë. I telefonova babait të Mbappes dhe ai më tregoi se djali i tij nuk do t’i bashkohej Real Madridit sepse atje luanin Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale, por do të mundë t’i bashkohej Barcës meqë Neymar ishte larguar”, zbuloi Bordas.

“Presidenti i Monacos donte që ai t’i bashkohej Barcelonës e jo ta përforconte PSG-në, rivalin direkt. Marrëveshja do të mundë të arrihej për 100 milionë euro”, shtoi ai.

“Robert e preferoi Dembelen dhe Pep Segura e përkrahu atë. Shpjegimi i tij ishte se Mbappe luan për veten e Dembele luan për ekipin. Meqë Ney u largua, Robert preferonte sulmues anësor jo golashënues”, tregoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat