Berisha ftohet nga Kombëtarja e Norvegjisë

Futboll

Berisha ftohet nga Kombëtarja e Norvegjisë

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:35
Berisha

Berisha momentalisht luan në elitën e futbollit norvegjez te skuadra e Vikingut.

Ai fillimisht nuk është ftuar nga Norvegjia, por pasi skuadra e parë kombëtare dhe stafi janë dashur të futen në izolim shkaku i rasteve me COVID-19, është formuar një përbërje e re për ndeshjen e të mërkurës ndaj Austrisë.

Ndeshja e Norvegjisë ishte paraparë të luhej mbrëmë (e diel) në udhëtim te Rumania, por që u anulua.

Berisha ka katër ndeshje të luajtura me përfaqësuesen e Norvegjisë dhe e ka realizuar një gol.

Veton Berisha është vëllai i Valon Berishës, që mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës.

Austria kryeson Grupin 1 të Ligës B me 12 pikë, para Norvegjisë që zë vendin e dytë me nëntë pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat