Barella nuk do të largohet nga Interi

Futboll

Barella nuk do të largohet nga Interi

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 17:41
Nicolo Barella

Interi nuk është i interesuar ta shesë mesfushorin Nicolo Barella.

Mesfushori italian ka tërhequr interesimin e skuadrave të njohura evropiane pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shprehur skuadrat si Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Arsenali.

Por sipas mediave italiane drejtuesit e klubit të Interit nuk dëshirojnë ta shesin mesfushorin.

Barella iu bashkua Interit në vitin 2019 nga Cagliari, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 10 paraqitje, duke bërë katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat