Mirënjohje e madhe për shqiptarin, futbollisti më i mirë i huaj në historinë 111-vjeçare të Levantes

Futboll

Mirënjohje e madhe për shqiptarin, futbollisti më i mirë i huaj në historinë 111-vjeçare të Levantes

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 11:21
Mirënjohje e madhe për shqiptarin, futbollisti më i mirë i huaj në historinë 111-vjeçare të Levantes

Gazeta më e respektuar spanjolle “Marca” shkruan se futbollisti shkupjan dhe anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është lojtari më i mirë i huaj në historinë e Levantes.

Bardhi disa ditë më parë arriti numrin e 100 paraqitjeve në Levante, që është rekord për një të huaj, por edhe golashënuesi më i mirë i lojtarëve të huaj. 
Kualifikimi në Kampionatin Evropian ishte motiv i mjaftueshëm që Bardhi të emërohej lojtari më i mirë në histori sipas “Marka”.

“Që nga viti 2017 kur Bardhi u bashkua me Levanten, ai është bërë shënuesi më i mirë i huaj i klubit.  Ky është sezoni i tij i katërt në klubin spanoll të La Ligas dhe me numrin e golave ​​ai kaloi Mustafa Rigën. 

“Ai ka arritur 100 paraqitje për Levanten dhe ai është lojtari i nëntë që arrin një numër tre-shifror të paraqitjeve në këtë ekip,” shkruan Marka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat