FIFA po punon për një sistem VAR më të thjeshtë

Futboll

FIFA po punon për një sistem VAR më të thjeshtë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:51
FIFA po punon për një sistem VAR më të thjeshtë

FIFA po vlerëson mundësinë e përmirësimit të sistemit VAR, për ta bërë më të thjeshtë dhe më të aplikueshëm në të gjitha nivelet e futbollit. Grupi punues “Inovacioni dhe Përsosmëria” në qeverinë e futbollit botëror, sikurse informon vetë FIFA në një shënim, u mblodh për herë të fundit më 27 tetor nëpërmjet një videokonference dhe së shpejti do të paraqesë rekomandimin për zbatimin e kësaj reforme

Qëllimi, shpjegon FIFA, është të krijohen sisteme më të përshtatshme të videoasistencës së gjyqtarëve dhe të jetw i mundur përdorimi i tyre në të gjitha nivelet e futbollit. Grupi i punës identifikoi faktorët e ndryshueshëm të kostos, foli për uljen e mundshme të cilësisë dhe kërkesat minimale për një strukturë të tillë teknologjike. Për më tepër, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), Federata Franceze e Futbollit (FFF) dhe UEFa i kanë dhënë grupit të punës rezultate të testeve “offline” të teknologjisë VAR më kosto më të ulët.

FIFA më pas bëri të ditur se po vlerëson “zhvillimin e një teknologjie gjysmë të automatizuar për “offside”, në mënyrë që ta bëjë procesin e analizimit të këtyre situatave sa më efikas”.

Është nxitur tregu për të gjetur një teknologji që do të lejojë të shihet më lehtë “pozicioni jashtë loje”
që është i vështirë të dallohet me sistemin aktual VAR.

Janë tre furnizues të interesuar përë fazën tjetër të zhvillimit, e cila u shty për shkak të pandemisë (ishte programuar të përfundonte vitin tjeter). Qëllimi i kësaj faze zhvillimi është të përmirësojë më tej algoritmet e sistemeve, bazuar në një koleksion të dhënash nga qindra raste të ndryshme të pozicionit jashtë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat