Edhe një tronditje të Vëllaznimi

Futboll

Edhe një tronditje të Vëllaznimi

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:30
Radoniqi

Edhe një tronditje të Vëllaznimi. Gjakovarët mbeten edhe pa trajner në kohën më të rëndë që po kalojnë.

"Sot me 17.11.2020 Kryetrajneri Ekrem Radoniqi ka dhënë dorëheqje nga shefi i shtabit teknik.

Radoniqi këtë dorëheqje e bëri për shkak të rezultateve të dobëta dhe gjendjes aktuale të Klubit.

KF Vëllaznimi falenderon z. Ekrem Radoniqi për kontributin e dhënë deri më tani, për profesionalizmin e tijë dhe sjellet e tijë.

Stërvitjet kanë filluar nga dje me 16.11.2020 dhe janë duke vazhduar edhe sot me ndihmës-trajnerat. Luan Tabakun dhe Dahim Xhepa.

Për të rejat rreth klubit do ju njoftojmë me kohë", njofton KF Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat