Barcelona kërkon shqiptarin

Futboll

Barcelona kërkon shqiptarin

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:43
Barcelona kërkon shqiptarin

Shkodran Mustafi kishte rifituar sërish besimin e klubit dhe vendin e tij në formacion në kohën kur Mikel Arteta u emërua trajner i Arsenalit.

Megjithatë me ardhjen e Gabriel Magalhaes në skuadër,  futbollisti me origjinë shqiptare nuk po arrin të jetë titulluar në formacionin e topçinjve. Por ky dështim mund të jetë një “bekim” për Mustafin, pasi Barcelona është e interesuar për ta blerë me parametra 0.

Drejtuesit blaugranas do të hidhen në sulm për të blerë lojtarin që në merkaton e janarit, pasi duan të përforcojnë repartin e mbrojtjes. Lenglet dhe Umtimi nuk po arrijnë të kenë një performancë stabël në kampionatin spanjoll si dhe në Champions League dhe janë në kërkim të një mbrojtësi shtatlartë si Mustafi.

Gjithashtu me largimin e Bartomeut, duket se Barcelona dhe Messi kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe drejtuesit e rinj do të mundohen t’i ofrojnë një ekip sa më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat