​Rezulton pozitiv me Covid-19, Shqipëria humb shtyllën kryesore të ekipit para ndeshjes ndaj Bjellorusisë

Futboll

​Rezulton pozitiv me Covid-19, Shqipëria humb shtyllën kryesore të ekipit para ndeshjes ndaj Bjellorusisë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 21:01
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat