Jorginho do ta ndjekë Sarrin në klubin e ardhshëm

Futboll

Jorginho do ta ndjekë Sarrin në klubin e ardhshëm

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:40
Jorginho do ta ndjekë Sarrin në klubin e ardhshëm

“Jorginho mund ta ndjekë Sarrin në klubin e tij të ardhshëm”.

Pra, ylli i Chelsea po mendon ribashkimin me ish-trajnerin, sipas agjentit të braziliano-italianit.Jorginho punoi nën drejtimin e Sarrit te Napoli për tri vite, para se të dy të merrnin rrugën për në “Stamford Bridge” në verën e vitit 2018. Jorginho luajti një rol kryesor te Chelsea për vendin e tretë në Premier League dhe lavdi në “Europa League”, në sezonin e tij të parë të plotë në Londrën perëndimore, ndërsa Sarri mori shumë kritika për politikën e tij kokëfortë të përzgjedhjes dhe qasjes së ngurtë taktike.

61-vjeçari përfundoi duke e lënë klubin blu, me legjendën Frank Lampard si zëvendësues i tij. Ish-trajneri i Napolit dhe Juventusit, tani është në kërkim të rolit të tij të ardhshëm, ndërsa Jorginho aktualisht po e ndihmon Chelsea të luftojë për trofe të mëdhenj në të gjitha garat. Përfaqësuesi kryesor ligjor i 28-vjeçarit, Joao Santos, thotë se, megjithëse klienti i tij është i kënaqur në klubin aktual, mesfushori po mbikëqyr lëvizjen e ardhshme të Sarrit, me qëllim që të lidhet përsëri me mentorin e tij të vjetër:

“Ai është shumë i lumtur me Frank Lampard dhe Chelsea, mund të bëjë edhe më mirë se sezonin e kaluar. Pothuajse të gjithë lojtarët e Italisë janë në Serie A, pasi është një kampionat i rëndësishëm, por udhëtimi i Sarrit e çoi atë në Londër. Nëse Maurizio Sarri do të kishte mbetur në Torino, ndoshta Jorginho do të ishte bashkuar me Juventusin. Ai ka një lidhje personale dhe profesionale me trajnerin, që është shumë e fortë. Ne jemi duke pritur se ku do të shkojë Sarri dhe, nëse bëhet fjalë për një klub të madh në Itali, Jorginho mund ta ndjekë atë nga pas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat