Bogdani: Ju tregoj futbollistët që bënë diferencën

Futboll

Bogdani: Ju tregoj futbollistët që bënë diferencën

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:05
Bogdani: Ju tregoj futbollistët që bënë diferencën

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, foli pas triumfit të Kombëtares ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3-2 ku bëri një analizë të shpejtë duke u shprehur:

“Rëndësi ka fitorja. Më pëlqeu debutimi i Dokës. Gjishiti nuk diskutohet që është një shtyllë në mbrotje. Më pëlqeu edhe Gjasula. Meritën më të madhe e kanë sulmuesët. Golat e tyre i shërbyen ekipit Kombëtar dhe e ngjitën në vendin e parë.

Mbas lashë futbollin dhe Kombëtaren, jam tifoz i parë i këtyre djemve. Do të jemi prap në një Europian. Kam qenë si trajner. Ishte një atmosferë shumë e bukur. Shpresoj që nga golat e këtyre të marrim sa më shumë rezultate dhe t’i shijojmë ato momente.

Cikalleshi ka luajtur shumë mirë, ka bërë gola. Në vendin e parë, ishte një nga lojtarë kryesor. Lojtar që shpresojmë të na bëjë sa më shumë gola, për ta çuar nivelin e Kombëtares aty ku dëshirojmë”, u shpreh Bogdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat