Ter Stegen e lut Messin të qëndrojë në Barcelonë

Futboll

Ter Stegen e lut Messin të qëndrojë në Barcelonë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 10:54
Ter Stegen e lut Messin të qëndrojë në Barcelonë

Portieri i Barcelonës , Marc-Andre ter Stegen, shpreson se Messi mund të bindet të nënshkruajë një marrëveshje të re për ta qëndruar në Camp Nou.

Messi ka kontratë me Barçën vetëm deri në verën e vitit të ardhshme dhe thuhet se nuk do ta vazhdojë atë por do t’i bashkohet Pep Guardiolës në Manchester City.

Por, Ter Stegen i cili kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re afatgjatë për të qëndruar në Katalonjë deri në vitin 2025, duke qëndruar më shumë se një dekadë me fanellën e Barcelonës.

“Gjithmonë është një avantazh të kesh Messin në ekip sepse ai mund të shënojë gola nga secila pozitë, kjo është ajo që e bën atë kaq të veçantë”, deklaroi 28-vjeçari në një intervistë për BarcaTV .“Shpresoj që ai të vazhdojë këtu dhe të jetë i lumtur. Ju duhet t’i jepni atij mundësinë të jetë mbi gjërat, sepse ai është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e lojës sonë.”

Marrëdhëniet e Messit me bordin e klubit të Barcelonës janë ashpërsuar gjatë muajve të fundit, pasi që në sezonin 2019-20 skuadra nuk e fitoi asnjë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat