Stadiumi i skuadrës në Kategorinë e Parë merr tjetër pamje

Futboll

Stadiumi i skuadrës në Kategorinë e Parë merr tjetër pamje

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 12:25
Stadiumi i skuadrës në Kategorinë e Parë merr tjetër pamje

Ka përfunduar rikonstruksioni i ambienteve të brendshme të stadiumit “Nexhip Trungu”. Ky impiant ka marrë tjetër pamje, krejt ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnin në të shkuarën.

Falë investimit të bërë nga bashkia e qytetit është ndërhyrë jo vetëm në dushe, por edhe në dhomat e zhveshjes, atë të arbitrave e shefit të klubit. Gjithashtu, është bërë edhe tribuna VIP, e cila shihej e domosdoshme.

Tashmë në Cërrik kanë një stadium për të qenë dhe kjo shkon përshtat edhe me objektivat e Turbinës për sezonin 2020-2021. Cërrikasit janë ndërtuar me shumë kujdes këtë edicion dhe pretendojnë të mos diskutohet mbijetesa dhe, pse jo, të tentohet edhe ngjitja.

Image

Stadiumi i skuadrës në Kategorinë e Parë merr tjetër pamje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat