Mesfushori nuk i shpëton dënimit

Futboll

Mesfushori nuk i shpëton dënimit

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:26
Mesfushori nuk i shpëton dënimit

Te Lacio nuk është aspak një situatë e qetë, teksa trajneri Inzagi është duke u përballur me shumë mungesa. Koronaviorusi ka qenë një shqetësim më vete për Lacion, ku shumë lojtarë kanë qenë të detyruar të qëndrojnë jashtë, ndër ta edhe Thomas Strakosha.

Së fundmi trajneri është bërë me dhimbje koke, për shkak se mesfushori Milinkoviç-Saviç rezultoi pozitiv dhe ka lënë një boshllëk të madh në mesfushë. Megjithatë sikur të mos mjaftonte kjo, te Lacio kanë marrë edhe një vendim për Luis Alberton.

Sipas “Il Messaggero”, presidenti Klaudio Lotito dhe Igli Tare kanë vendosur ta pezullojnë lojtarin për ndeshjet e radhës, teksa e gjitha lidhet me deklaratën e para pak ditëve të spanjollit, ku shprehej se drejtuesit blejnë avion privat dhe nuk japin rrogat.

Për këtë arsye drejtuesit nuk duan ta kalojnë pa dënim lojtarin, ku përveç gjobës, kanë vendosur edhe ta pezullojnë, pavarësisht mungesave të shumta në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat