Juventusit nuk i ngutet për Moratan

Futboll

Juventusit nuk i ngutet për Moratan

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Alvaro Morata

Bardhezinjtë dëshirojnë të presin deri në fund derisa të vendosin që ta blejnë kartonin e spanjollit nga Atletico Madridin

Juventusi nuk janë duke u ngutur për ta aktivizuar klauzolën 35 milionë euro në blerjen e Alvaro Moratas, ka shkruar Goal.

Morata, i cili kishte dy vite tepër të suksesshme me Juven gjatë 2014-2016, është rikthyer në Torino si i huazuar nga Atletico Madridi për këtë sezon në shtator.

Bardhezinjtë kanë shpenzuar 10 milionë euro për këtë huazim dhe ata kanë mundësi që ta zgjasin opsionin e huazimit edhe për një sezon tjetër.

Juve mund të nënshkruajë me Moratan për 45 milionë euro verën e ardhshme nëse dëshirojnë, por Goal ka mësuar se gjigantët italian planifikojnë që të presin edhe një vit derisa ta bëjnë lëvizjen e tyre përfundimtare, që do të thotë se ata nuk dëshirojnë të paguajnë një shumë të tillë parash.

Kampionët e Serie A janë shumë të lumtur me të huazuarin nga Atletico për këtë fillim të sezonit, por ata për momentin nuk janë në gjendje të paguajnë shumë të mëdha për shkak të krizës financiare në klube që janë shkaktuar nga koronavirusi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat