Balotelli te Vasco

Futboll

Balotelli te Vasco

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:20
Balotelli te Vasco

Mario Balotelli vazhdon të jetë pa kontratë që pas largimit nga Brescia, me sulmuesin 30-vjeçar që mbetet një opsion në merkato për shumë skuadra. Me shumë gjasa Supermario mund të transferohet në Serinë A braziliane te skuadra e Vasco Da Gamas.

Drejtori i ri sportiv i Vascos, Fabio Cordella në një intervistë për Tuttosport, ka folur për të ardhmen e Balotellit.”

Nuk është një ëndërr për ne firma me Balotellin por një realitet.

Duan të marrim në Brazil një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të bëjmë gjithçka për ta realizuar këtë mision”, deklaroi Cordella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat