Leao lëndohet dhe do të mungojë disa javë

Futboll

Leao lëndohet dhe do të mungojë disa javë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Leao lëndohet dhe do të mungojë disa javë

Milani ka konfirmuar se Rafael Leao ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë kohës me përfaqësuesen dhe do të jetë jashtë për disa javë.

Sulmuesi po luante të enjten për Portugalinë U-21 kundër Holandës kur pësoi dëmtimin.

Klubi në njoftim konfirmon se ka të bëjë me një problem muskulor në kofshën e djathtë.

Teste të tjera do të bëhen pas 10 ditësh, çka do të thotë se ai do të jetë jashtë për së paku dy javë.

21-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asiste në 10 ndeshje zyrtare për Milanin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat