Totti mposht koronavirusin

Futboll

Totti mposht koronavirusin

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:03
Totti mposht koronavirusin

Legjenda e Romës Francesco Totti njoftoi në Instagram se ai kishte arritur të mposhte koronavirusin.

Përveç fotografisë, Totti shpjegoi atë që kaloi gjatë periudhës kur po luftonte me virusin që ndryshoi botën.

“Unë mund t’ju them se munda Covid-19. Nuk ishte si një shëtitje në park. Ethet nuk u ndalen, niveli i oksigjenit ishte i ulët, po humbja gjithnjë e më shumë forcë”.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u trondit kur mësoi se kishte pneumoni.

“Për shkak të diagnozës në kohë, arrita të shërohem për 15 ditë. Covid-19 mund të mposhtet me masat e duhura dhe një përgjigje në kohë”, tha Totti në një deklaratë.

Kujtojmë se koronavirusi këtë vit solli një tragjedi në familjen e Totti sepse babai i tij vdiq nga virusi, gruaja e tij gjithashtu u infektua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat