Lautaro do të rinovojë me Interin, paga e tij e njëjtë me Lukakun

Futboll

Lautaro do të rinovojë me Interin, paga e tij e njëjtë me Lukakun

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 17:02
Lautaro Martinez

Interi dhe Lautaro Martinez po vazhdojnë kontaktet e tyre për rinovimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, Interi është i gatshëm t’i ofrojnë në tavolinë sulmuesit argjentinas një pagë të njëjtë si Romelu Lukaku i cili përfiton 7,5 milionë euro në sezon.

Kjo bëhet për ta bindur ʺdiamantinʺ e tyre që të qëndrojë pasi ka shumë klube pretendentët, për të duke nisur nga Barcelona, Real Madrid dhe Manchester City.

Rritja e pagës do të bëjë që lojtari të mbetet.

Interi gjithashtu ka dëshirë të heqë dhe klauzolën në kontratë, ku kartoni i tij ka një vlerë prej 111 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat