E akuzuan për moshën, flet lojtari...

Futboll

E akuzuan për moshën, flet lojtari...

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 19:25
E akuzuan për moshën, flet lojtari...

Josef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lazion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij.

Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Zhozef Minala ka përfunduar huazimin e tij tek skuadra kineze e Kindong Huangai për tu rikthyer në dhjetor tek Lazio. Ai në një intervistë ka deklaruar: “Më vjen keq se çfarë po ndodh tek ju, është një situatë që nuk pritej.

Virusi ka ardhur nga Kina, por këtu i kanë bërë tampon të gjithë popullsisë.

Tani kanë filluar të mbushen dhe stadiumet në Kinë, ku jeta ka rinisur normalisht. Stadiumet mbushen me 25 mijë persona. Ndërsa në Itali njësoj si çdo shtet në botë kanë menduar përsëri karantinën si opsion mbylljeje dhe kriza ekonomike do të jetë e paprecedentë.

Tani jeta ime në Kinë përfundoi, do të rikthehem tek Lazio. Do të vendos me drejtuesit bardhekaltër cila do të jetë zgjedhja e duhur.”, përfundon Minala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat