Telashe për sulmuesin e Kosovës

Futboll

Telashe për sulmuesin e Kosovës

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:08
Telashe për sulmuesin e Kosovës

Skuadra e Lazios sot zhvillon sfidën në udhëtim ndaj Crotones në kuadër të Series A.

Takimi është parashikuar të filloj nga ora 15:00, dhe është i vlefshëm për javën e tetë në kampionatin italian.

Por, vërshimet që kanë përfshirë qytetin e Crotones kanë ndikuar që autoritetit lokale ta shqyrtojnë mundësinë e anulimit të ndeshjes.

Drejtori sportiv i Crotones, Ursino u shpreh për mediat se ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me sfidën ndaj Lazios.

“Situata është e rëndë por ende nuk kemi pranuar ndonjë indikacion për anulimin e ndeshjes. Me informatat që kemi tani do të luajmë por mbetemi në kontakt me autoritetet lokale” – u shpreh ai.

Qyteti i Crotones gjendet në Kalabri, në jug të Italisë dhe ditëve të fundit ka pasur reshje të mëdha atmosferike që kanë shkaktuar vërshime të shumta në zonat urbane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat