Burim Çerkini - futbollist i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Burim Çerkini - futbollist i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 13:15
Burim Çerkini - futbollist i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Të jesh sportist në vitet e 90-ta (1991-1999), ka qenë sikur të jesh një luftëtar në fushëbetejë kundër pushtuesit serb.

Sportistët u mobilizuan deri në pikën e fundit dhe kush më shumë e kush më pak dhanë kontribut për të mbajtur gjallë sportin.

Burim Çerkini i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër futbollistët më të talentuar të asaj periudhe dhe ka luajtur me sukses në fanellën e Ferizajt. 

Çerkini si shumë sportistë të tjerë, vazhdimisht ishin të kërcënuar nga milicia serbe, por asnjëherë nuk u ndalën drejt misionin e tyre.

Çerkini është krenar që me mijëra sportistë i rezistuan okupatorit serb, e mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjightësi.

Si sot iu kujtohen ndeshjet që i zhvilluan herë në Varosh, herë në Sadovinë të Jerlivë, në Malishevë të Gjilanit, në Hogosht etj. 

Ai ndihet i lumtur që i takon asaj plejade të sakrificës, që dhanë gjithçka për të mbijetuar futbolli dhe sporti në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat