Reprezentuesi i Kosovës shokon kampionin e Rusisë

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shokon kampionin e Rusisë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:09
Reprezentuesi i Kosovës shokon kampionin e Rusisë

Ahkmat Grozyn barazon me rezultat 2:2 me Zenitin, ndeshjen e Kampionatit të Rusisë në futboll.

Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, është hero i barazimit të skuadrës së Akhmat Grozyni, në takimin e javës së 15-të.

Në minutën e 26-të, Berisha me zgjuarsi nga afërsia godet dhe shënon në këndin e majtë, ndërsa në atë të 53-tën ishte i pagabueshëm nga penalltia.

Kuzyayev (16’) dhe Lovren (48’) shënuan për Zenitin.

Berisha ka luajtur 77 minuta, ndërsa Akhmat renditet në pozitën e 5-të me 25 pikë dhe Zeniti kryeson me 31 sosh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat