Ronaldo i papërmbajtshëm, Juve triumfon

Futboll

Ronaldo i papërmbajtshëm, Juve triumfon

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:34
Ronaldo i papërmbajtshëm, Juve triumfon

Juventusi falë Ronaldos e mposhti me rezultat 2:0 Cagliarin, në kuadër të javës së 8-të të Serie A.

Futbollisti Cristiano Ronaldo është në formën më të mirë, me dy gola të realizuar barazohet në krye të listës së shënuesve me Zlatan Ibrahimoviçin, secili ka nga 8 gola.

Në minutën e 38-të, Ronaldo me vetëmohim të pashoq, me goditje të fortë nga rreth 15 metra realizon në këndin e majtë, për epërsinë 1:0. 

Image

Pas katër minutave (42’), Ronaldo pothuajse nga 2-3 me gjithë forcë fut topin në rrjetë, 2:0.

Juve ngritët në vend të dytë me 16 pikë, ndërsa Cagliari është në pozitën e 11-të me 10 sosh dhe Milan udhëheq me 17 pikë, por ka një takim me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat