Manchester Utd mezi fiton

Futboll

Manchester Utd mezi fiton

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:51
Manchester Utd mezi fiton

Mancehster Utd ka shënuar fitore të vështirë me rezultat minimal 1:0 ndaj West Bromwich-ut, në takimin e javës së 9-të të Premier League në futboll.

Në minutën e 56-të, futbollisti Fernandes u tregua i saktë nga penalltia, duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Manchester Utd ngrihet në vend të 9-të me 13 pikë, ndërsa West Bromwich vazhdon me krizën e rezultateve, të cilët janë në pozitën e 18-të me 3 pikë. 

Çudia tjetër e kësaj skuadre është se për nëntë ndeshje nuk ka regjistruar asnjë fitore, ka vetëm tre barazime dhe gjashtë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat