Po kjo nuk i duhej Barcelonës! Atletico në festë

Futboll

Po kjo nuk i duhej Barcelonës! Atletico në festë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:57
Po kjo nuk i duhej Barcelonës! Atletico në festë

Po kjo nuk i duhej Barcelonës! Karalunasit pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Atletico Madridi, në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Në minutën e 45+3, portieri ter Stegen e lëshon portën për të evituar rrezikuan por mundi i shkoi huq, pasi që futbollisti belg Yannick Carrasco, ishte më i shpejt, e kalon atë dhe nga rreth 25 metra e fërfëllon topin në rrjetën e zbrazur, 0:1.

Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, me gjithë orvatjet e tyre, ishin të kota që ta mposhtin portierin slloven të Atletico Madridit, Oblak.

Image

 

Barcelona dëshpëron, ndërsa Atletico Madridi është në festë, për faktin se arritën fitore të madhe.

Trajneri Diego Simeone është sikur në qiellin e shtatë, jo vetëm për fitoren por që mundën rivalin e përbetuar që ka trajner Ronald Koeman. 

Atletico Madridi me një ndeshje me pak renditet në vend të dytë dhe ka 20 pikë po aq sa ka pikë lideri Sociedad. 
Barcelona zë pozitën e 10-të me vetëm 11 pikë dhe ngec për nëntë sosh nga lideri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat