Youssoufa Moukoko thyen rekordin, bëhet lojtari më i ri që luan në Bundesliga

Futboll

Youssoufa Moukoko thyen rekordin, bëhet lojtari më i ri që luan në Bundesliga

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:49
Youssoufa Moukoko

Talenti i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko bëri histori të shtunën pasdite, pasi u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur në një ndeshje të Bundesligës.

Moukoko mbushi 16 vjeç të premten dhe u përfshi menjëherë në skuadrën e parë të Dortmundit për ndeshjen e tyre në Bundesliga ndaj Hertha Berlinit.

Një ndryshim rregulli në kampionatin elitar gjerman në fillim të këtij viti ka ndryshuar kërkesën minimale të moshës nga 16 vjet e gjysmë në 16 vjet, duke bërë të mundur përfshirjen e tij në stol një ditë pas ditëlindjes së tij.

Dhe sulmuesi i ri u shfaq në minutën e 85-të të ndeshjes duke zëvendësuar sensacionin norvegjez Erling Halaand, i cili shënoi katër gola këtë ndeshjes dhe me këtë inkuadrim në lojë, Moukoko shkroi një rekord të ri në Bundesliga.

Vetëm 16 vjet dhe një ditë, ky rekord ka të ngjarë të qëndrojë për ca kohë, duke treguar edhe një herë angazhimin e Dortmundit për të rinjtë.

Moukoko ishte një nga tre adoleshentët në stolin e Dortmundit për ndeshjen ndaj Herthas, së bashku me Jude Bellingham, 17 vjeç dhe 18-vjeçarin Giovanni Reyna.

Lindur në Yaounde, Kamerun, ku kaloi 10 vitet e para të jetës së tij para se të transferohej në Hamburg me babanë e tij, talenti filloi të luante me ekipin U-17 të Dortmundit kur ishte vetëm 12 vjeç pasi u zhvendos nga St. Pauli dhe paraqitja e tij në skuadrën e parë pritej prej kohësh pavarësisht moshës së tij të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat