Kërkohet nga Interi, Granit Xhaka vendos për të ardhmen

Futboll

Kërkohet nga Interi, Granit Xhaka vendos për të ardhmen

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:55
Granit Xhaka

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka nuk mendon largimin nga klubi pavarësisht interesimit së Interit.

Xhaka nisi këtë edicion si titullarë, por kohën e fundit ka nisur të jetë në stol derisa treshja Thomas Partey, Mohamed Elneny dhe Dani Ceballos janë para tij.

Thuhet se “Neurazurët” janë të hapur që ta shkëmbejnë me mesfushorin Christian Eriksen gjatë afatit dimëror.

Sidoqoftë, sipas Calciomercato, 28-vjeçari nuk është i interesuar dhe do e refuzojë këtë ofertë.

Pritet që Xhaka nesër të jetë titullarë ndaj Leeds Unitedit, meqenëse Partey dhe Elneny mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat