Guardiola: Tottenhami i Mourinhos është favorit për ta fituar Premierligën

Futboll

Guardiola: Tottenhami i Mourinhos është favorit për ta fituar Premierligën

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 08:25
Mourinho, Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola beson se Tottenhami është pretendenti kryesor tani për tani për ta fituar Premierligën, në një garë të cilën ai e vlerëson si më të hapurën që prej se ka mbërritur në Angli.

City i Guardiolës u mposht 2:0 nga Tottenhami i Jose Mourinhos të shtunën, një rezultat që e zbret atë në vendin e 11-të në tabelë, tetë pikë prapa liderit Tottenham.

City po e përjeton fillimi më të dobët të sezonit që prej edicionit 2006/07, pasi i ka shënuar vetëm 10 gola në tetë ndeshje.

Guardiola e pranoi se Tottenhami i Mourinhos e meriton të quhet kandidat për titull.

“Ata janë në krye të ligës. Prandaj ata janë pretendetë më të mëdhenj për titull se çdokush tjetër tani për tani”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Natyrisht ka shumë pikë në lojë. Ne jemi tetë pikë prapa, por e kemi një ndeshje më pak, por ka shumë ekipe para neve në renditje. Duhet të fillojmë t’i fitojmë ndeshjet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat