Ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë, derbi lokal në Kamenicë

Futboll

Ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë, derbi lokal në Kamenicë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 09:09
Foto Ilustrim

Liga e Parë në futbollin kosovar ka në program gjithsej tetë ndeshje për këtë të diel (22 nëntor).

Pesë ndeshje do të zhvillohen në Grupin A, ndërkohë tri të tjera në Grupin B.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin ndërmjet Lirisë dhe Onix që do të zhvillohet në Prizren, ku dy ekipet pretendente për tu futur në elitën e futbollit kosovar luajnë përballë njëri tjetrit.

Malisheva do të pres Trepçën, ndërsa Dukagjini do të luaj në udhëtim te Drenasi.

Ndeshje të mira pritet të zhvillohen edhe ato mes Vushtrrisë dhe Istogut si dhe Vëllaznimit dhe A&N.

Ndërkohë në kuadër të Grupit B janë në program të zhvillohen tri sfida të tjera.

Sigurisht që derbi i kësaj xhiro luhet në Kamenicë, ku Dardana do të jetë nikoqir i Kikës.

Liga e Parë – E diel, 13:00

Grupi A

Liria – Onix
Vushtrria – Istogu
Drenasi – Dukagjini
Vëllaznimi – A&N
Malisheva – Trepça

Grupi B

Ulpiana – KEK-u
Ferizaj – 2 Korriku
Dardana – Kika

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat