Solskjaer shpjegon arsyen pse Pogba nuk ishte në ekip

Futboll

Solskjaer shpjegon arsyen pse Pogba nuk ishte në ekip

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:29
Solskjaer shpjegon arsyen pse Pogba nuk ishte në ekip

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se mesfushori Paul Pogba, mungoi ndaj West Brom sepse është i lënduar.

Francezi dje nuk ishte në listën e 18 lojtarëve, ndeshje që “Djajtë e Kuq” fituan me rezultat minimal 1:0.

Tekniku norvegjez zbuloi se Pogba pësoi lëndim në këmbë në ndeshjen e fundit të Kombëtares së Francës dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

“Paul u lëndua në ndeshjen e kaluar të Francës dhe nisi të vërente pas stërvitjes”.

“Ai e ndjeu lëndimin dhe nuk mundi të luajë. Shpresoj të jetë i gatshëm për të martën”, deklaroi ai.

Në ndeshjen e ardhshme, Unitedi përballet me Basaksehirin në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat