Ibrahimovic është statistikisht lojtari i dytë më i mirë në Evropë në këtë sezon

Futboll

Ibrahimovic është statistikisht lojtari i dytë më i mirë në Evropë në këtë sezon

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:19
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimovic është duke dëshmuar se mosha është vetëm një numër në këtë sezon në Serie A.

Me rikthimin e tij te Milani, sulmuesi suedez ka arritur të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në këtë edicion deri më tani.

Edhe pse është 39-vjeçar, Ibra Kadabra ka shënuar në total dhjetë gola në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile.

Whoscored ka krijuar një listë me lojtarët më të mirë deri më tani në këtë edicion dhe suedezi është i dyti në listë.

Më poshtë mund të shikoni lojtarët më të vlerësuar deri më tani:

15) Son Heung-min (Tottenham Hotspur) – 7.78

14) Henrikh Mkhitaryan (AS Roma) – 7.79

13) Dominic Calvert-Lewin (Everton) – 7.80

12) Angel Di Maria (Paris Saint-Germain) – 7.82

11) Neymar (Paris Saint-Germain) – 7.87

10) Zinedine Ferhat (Nimes) – 7.92

9) Domenico Berardi (Sassuolo) – 7.91

8) Jack Grealish (Aston Villa) – 7.97

7) Matheus Cunha (Hertha Berlin) – 7.98

6) Erling Braut Haaland (Borussia Dortmund) – 8.07

5) Cristiano Ronaldo (Juventus) – 8.17

4) Harry Kane (Tottenham Hotspur) – 8.28

3) Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 8.36

2) Zlatan Ibrahimovic (AC Milan) – 8.41

1) Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 8.66. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat