Magjia e Premier Ligës po kthehet, lejohen tifozët në stadiume

Futboll

Magjia e Premier Ligës po kthehet, lejohen tifozët në stadiume

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Magjia e stadiumeve të Premier Ligës po rikthehet. Tifozët anglezë nga java e ardhshme pritet të rikthehen në shkallët e stadiumeve të klubeve angleze.

Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se katër mijë tifozë do të lejohen të futen nëpër stadiume.

Ndeshja e parë në Angli që do të shikohet nga tifozët që nga muaji mars i këtij citi, do të jetë takimi i Manchester United me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve ose përballja e Arsenalit me Rapid Viennan, raporton Telegraph Sport.

Tifozët në Angli nuk lejoheshin të riktheheshin në stadiume që kur shpërtheu pandemia, mirëpo që ishin lejuar në disa ndeshje miqësore dhe kishte rezultuar me efekt të mirë.

Sipas medieve angleze, numri i tifozëve që do të lejohen do të jetë rreth 4 mijë.

Nuk do të lejohen grupacione në stadium nga tifozët, por që ata do të vendosen si zakonisht mbrapa portës edhe në mes.

Kujtojmë se Britania e Madhe ka bërë të ditur se nga muaji dhjetor të fillojnë të shpërndajnë vaksinën kundër COVID-19 dhe në pranverë do e kalojnë pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat