Parashikoi debutimin me Anglinë, xhaxhai i portierit të Manchester United fiton bastin

Futboll

Parashikoi debutimin me Anglinë, xhaxhai i portierit të Manchester United fiton bastin

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:43

Xhaxhai i portierit të Manchester United, Dean Henderson, kishte vendosur një bast në kompaninë e njohur William Will se nipi i tij do të debutonte me kombëtaren angleze.

Martin Plunket, xhaxhai i Hendersonit, kishte vendosur bastin 500/1 me 25 stërlina dhe me arritjen e debutimin e nipit të tij me 3 Luanët, ai fitoi 12.500 stërlina.

Në këtë bast nuk ka përfituar vetëm xhaxhai, por edhe mamaja edhe gjyshja e portieri anglez fituan 2500 stërlina kur ky i fundit kaloi tek djajtë e kuq.

Nuk kam folur ende me Hendersonin në lidhje me bastin, por ai i bëri mesazh mamasë së tij të enjten e kaluar dhe e pyeti nëse i kemi marrë që të gjithë paratë. Ende nuk jemi paguar edhe pse konfirmimin nga William Will e kemi marrë. Dean meriton gjithçka dhe shumë shpejt do të jetë në majat e futbollit”, deklaroi xhaxhai i portierit për të përditshmen britanike “The Mirror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat