27-vjeçari që iu bashkua madrileneve nga Lyoni në vitin 2018 për 21 milionë euro, ka dështuar të gjejë vend në projektin e Zinedine Zidanes.
Sipas Corriere dello Sport, Mariano që iu ofrua klubeve italiane Roma dhe AC Milan në verë, mund t’i bashkohet West Hamit në janar.
Klubi anglez gjithashtu do ishte i lumtur ta transferonte lojtarin në formë huazimi me mundësi blerje.
Mbetet të shihet nëse Mariano do pranojë të largohet, meqenëse në verë refuzoi disa oferta për të mbetur në “Santiago Bernabeu”.