Lëndimi i Piques e ka lënë Barcelonën në një pozitë aspak të mirë

Futboll

Lëndimi i Piques e ka lënë Barcelonën në një pozitë aspak të mirë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:10
Gerard Pique

Lëndimi i Gerard Piques i ka shkaktuar mjaftë probleme Barcelonës, që nuk mund të llogarisë në të për disa muaj.

Mbrojtësi spanjoll i është bashkuar Ansu Fatiti, ku që të dy do të qëndrojnë jashtë fushe për disa muaj, e që mungesa e tyre te skuadra katalunase do të jetë evidente.

Por, në rastin e Piques, Barcelona ka humbur shumë, shkaku që nuk po mund të zëvendësojë atë e as nuk mund të transferojë.

Edhe pse afati kalimtar i janarit nuk qëndron larg, klubi Blaugranas është futur në një krizë financiare, derisa borxhi i përgjithshëm ka shkuar në 800 milionë euro.

Barcelona nuk ka arritur t’i bind lojtarët që të heqin dorë nga 30 për qind e pagës së tyre, në mënyrë që të evitojnë falimentimin.

Duke parë gjendjen në klub, skuadra katalunase vështirë se do mund të bëjë transferime në janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat