Akuza e Ibrahimovic: Po përdorin emrin dhe imazhin tim

Futboll

Akuza e Ibrahimovic: Po përdorin emrin dhe imazhin tim

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:54
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimovic është tërbuar me kompaninë e famshme të video-lojërave “EA SPORTS FIFA”, teksa ka shpërthyer nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke e akuzuar këtë të fundit që kanë përdorur imazhin e tij për të përfituar para.

Sulmuesi suedez i Milanit i ka cilësuar këto fakte si manovra të çuditshme.

“Kush i dha lejen “EA SPORTS FIFA”-s, të përdorte emrin dhe fytyrën time? Fifpro? Unë nuk jam në dijeni të jem anëtar i Fifpro dhe nëse jam kjo është një manovër e çuditshme dhe pa pëlqimin tim.

Dhe sigurisht që kurrë nuk i dhashë leje FIFA-s ose FIFPro për të fituar para duke më përdorur mua. Dikush po bën para me emrin tim dhe fytyrën time pa asnjë lloj marrëveshjeje në vite. Koha për të hetuar”, shkruan Ibra në faqen zyrtare në rrjetet e tij sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat