Isco i sjell probleme Real Madridit

Futboll

Isco i sjell probleme Real Madridit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:38
Isco Alarcon

Mesfushori spanjoll Isco Alarcon është një nga çuditë më të mëdha të këtyre viteve te Real Madridi.

Një talent i padiskutueshëm, por pa vazhdimësi, sepse në disa ndeshje bëhej i pandalshëm te madrilenët e në disa të tjera zhdukej fare.

Zinedine Zidane nuk ka një admirim të madh për të e kjo duket se ka ndikuar te forma e lojtarit.

Situatë e pakuptimtë, që bëhet edhe më e komplikuar pas asaj që është mësuar së fundmi se Isco ka kërkuar që të shitet në janar.

Një vendim që ka tërbuar Realin, pasi pak muaj më parë futbollistit iu kërkua që të largohej meqë kishte oferta të shumta.

Por ai refuzoi, duke insistuar që të vazhdonte marrëveshjen me madrilenët që mbaron në vitin 2022.

Megjithatë, mosaktivizimi i tij ka larguar të gjithë admiruesit, të cilët janë të ndërgjegjshëm se forma e mesfushorit është shumë larg optimales.

Isco ndiqet me interes nga klubet në Angli, por asnjë prej tyre nuk ka bërë një hap konkret për të siguruar firmën e tij e shpëtuar Realin nga një barrë e rëndë, pasi mesfushori i Spanjës është një problem edhe mediatik, sepse situata e tij trumbetohet në vazhdimësi si problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat