“Ibrahimovic, më i mirë se Cristiano Ronaldo”

Futboll

“Ibrahimovic, më i mirë se Cristiano Ronaldo”

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:49
Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i njohur i Interit, lartëson formën e gjigantit suedez të kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic.

Sipas tij, tani për tani Ibra është më i mirë se Cristiano Ronaldo.

Ibra shënoi dy gola në fitoren e Milanit 3-1 ndaj Napolit të dielën.

“Tani për tani unë preferoj Ibrahimovic ndaj Cristiano Ronaldo”, tha ai.

Në lidhje me Milanin, Bergomi pranon: “Unë i kisha vendosur ata në katër të parët në fillim, para derbit kisha ndjesinë që mund të bënin mirë. Maldini e di se ka ndërtuar një ekip të mirë. Milani ka lojtarë që vrapojnë në të gjithë fushën, që luftojnë për të shënuar, edhe nëse mbrëmë mund të kishin bërë më mirë në menaxhimin e topit. Ndeshja dhe fitorja ndaj Napolit i jep ndërgjegjësim kësaj skuadre”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat