Futbolli në zi/ Covid-19 i merr jetën trajnerit

Futboll

Futbolli në zi/ Covid-19 i merr jetën trajnerit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Futbolli bullgar në zi! Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, Nikola Spasov, trajneri i Montanës, ekip që militonte në elitën e futbollit bullgar.

Spasov kishte tre javë që qëndronte në spital por pamundur të fitojë betejën me virusin.

Image
Nikola Spasov

Trajneri i ndjerë, ka pasur një karrierë të suksesshme edhe si futbollist, teksa u shpall kampion në vitin 1978 me Lokomotivën e Sofjes. Si trajner suksesin më të madh e regjistroi në vitin 2015 me Çerno More Varna, ku fitoi Kupën dhe Superkupën bullgare.

Nga nisja e pandemisë deri tani, Bullgaria numëron 124,966 të infektuar dhe 3069 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat